Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,ka shkarkuar sot në Asamblenë e PS-së ministrat e kabintetit të formuar prej tij në shtator 2017. Disa prej tyre kane qene ministra që nga 2013.
Protesta e studentëve duket se i dha goditjen përfundimtare një qeverie në krizë dhe kësisoj Rama i largoi të gjithë duke formuar kabinetin e ri “Rama 3”.
Largohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe në vend të saj emërohet Besa Shahini që deri më tani ka qenë zv/ministre e Arsimit.
Largohet ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe në vend të tij emërohet zv/ministri Genci Caka. Ai ka mbajtur deri më tani detyrën e zv/ministrit.
Largohet ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe në vend të tij emërohet Anila Denaj që deri tani ka qenë drejtore e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.
Largohet ministri i Infrastruktures dhe në vend te Gjiknurit emërohet Belinda Balluku që deri sot ka qene drejtoreshe e Alb-kontroll.
Largohet Senida Mesi dhe zv/kryeminister emerohet Erion Brace.
Largohet Niko Peleshi dhe ministri i ri i Bujqesise do te jete Bledi Çuçi.
Largohet Sonila Qato si ministre per Sipermarrjen dhe emërohet Eduard Shalsi.
Largohet Mirela Kumbaro dhe ministre e Kultures emerohet Elva Margariti.
Elisa Spiropali emërohet ministre për Marredheniet me Parlamentin.
Qendrojne ne detyrë:
Sandër Lleshi – minister i Brendshem
Olta Xhaçka – ministre e Mbrojtjes
Etilda Gjonaj – ministre e Drejtesise
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi do te qenderoje minister deri në Qershor.
Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirlliu do te qendroje deri në Qershor.