Gjeloshaj: Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), siguron ruajtjen e Malësisë shqiptare

Te nderuar qytetarë të Malësisë,

Ne çdo herë jemi munduar të ndajmë me Ju të gjitha ndodhitë, sidomos këto të fundit që kanë të bëjnë me zgjedhjet historike të 3 marsit.

Siç e dini, ASH negociatat i kemi inicuar në të njëjtën kohë, si me LDSH, ashtu edhe me UDSH.
Mbasi që arritëm koalicion me LDSH dhe formuam Forumin Shqiptar, në vazhdimësi kemi apeluar që këtij koalicioni, me të njëjtat parime t’i bashkëngjitet edhe UDSH, duke vlerësuar që bashkimi i shqiptarëve është obligim kombëtar dhe rast historik!

Ne, mbrëmë muarëm përgjigje nga UDSH, të cilët na njoftuan se kanë vendosur të dalin vetëm në zgjedhje, pra mos t’i bashkangjiten Forumit Shqiptar!
Sinqerisht na vjen keq për vendimin e UDSH, mbas të gjitha atyre apeleve dhe përpjekjeve tona që të jenë me ne…, mirëpo ky është qendrimi i tyre dhe do ta respektojmë, duke
u dëshiruar suksese!

Po me këtë rast ftojmë qytetarët e Malesisë, që të votojnë vetëm subjektet shqiptare, sepse është e vetmja rrugë për të ruajtur Komunën e fituar!
Asnjë votë për subjektet Malazeze, Serbe dhe Boshnjake, që do ti kemi konkurent!

Forumi Shqiptar (ASH – LDSH), siguron qendrueshmërinë e Komunës , garanton ruajtjen e Malësisë shqiptare dhe perspektivën për të ardhmën e sigurtë në trojet etnike!

🇦🇱 Malësia na Bashkon! 🇦🇱

Sinqerisht
NGJ