Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vjen sot në Mal të Zi në një vizitë zyrtare ku do të takohet me presidentin malazez Milo Djukanovic. Në kuadër të kësaj vizite, Meta do të takohet edhe me Kryeministrin Markovic, Krye-parlamentarin Brajovic si dhe me përfaqësues të partive shqiptare.
Për nderë të vizitës së Presidentit të Shqipërisë, në disa rrugë të Podgoricës janë vendosur flamuj shqiptar.
Një veprim i tillë aq sa është për tu përshëndetur më shumë është ironik, pasi që për të njëjtin flamur në përdorim privat dhe në prona private, shqiptarët në Mal të Zi gjobiten nga policia malazeze. /MALESIA.ORG/