Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi nga krerët shtetëror të MZ, integrimin e plotë të shqiptarëve në MZ

Në datat 20-22 Janar 2019, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitoi zyrtarisht Malin e Zi.

Sipas një komunikate nga Ambasada e Shqipërisë në MZ, kjo vizitë ishte një tjetër moment i rëndësishëm dhe vertëtim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe një impuls i ri që këto marrëdhënie të forcohen më tej.

“Gjatë takimit me Presidentin malazez Milo Gjukanovic, por edhe me Kryeparlamentarin e MZ, Ivan Brajovic dhe Kryetarin e Qeverisë së MZ, Dusho Markovic, Presidenti Ilir Meta deklaroi se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi rajonal dhe kursi euroatlantik i rajonit, është interes i përbashkët. Presidenti Ilir Meta kërkoi integrimin e plotë të shqiptarëve në MZ duke theksuar se cdo reformë zgjedhore duhet të ketë në konsideratë përfaqësimin e drejtë të tyre në pishtetin qëndror dhe lokal”, thuhet në komunikatë të Ambasadës Shqiptare në MZ.

Gjatë kësaj vizitë, Presidenti Ilir Meta zhvilloi takime të veëanta me Këshillin Kombetar te Shqiptarëve si dhe vizitoi Muzeun Etnografik në Tuz, Katedralen ne Tivarë dhe Kalanë në Ulqin.

Malesia.Org