Lajm i mirë bashkimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi. Lista e përbashkët “Forumi Shqiptar” me moton: “Malësia na Bashkon” për zgjedhjet e marsit në Komunën e Tuzit është lajm i rëndësishëm për shqiptarët në Mal të Zi.
E mbështes dhe e ftoj çdo shqiptar kudo që jeton, tu vihemi në shërbim shqiptarëve në Mal të Zi. Punoni dhe bashkohuni sepse kjo është e ardhmja e shqiptarëve në Malësi.
Me respekt Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.
