Dua Lipa fiton dy çmime Grammy, bën krenarë shqiptarët

Dua Lipa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor Grammy Awards, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Ylli i popit rrëmbeu çmimin ‘Best New Artist’ në 61-vjetorin e Grammy dhe çmimin Best Dance Recording për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

Ndërsa u ngjit në skenën gjigande për të marrë çmimet, Dua u shpreh: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime.”

Dua ishte nominuar në dy kategoritë dhe tek të dyja arriti të rrëmbente çmimet.

Në kategorinë Best New Artist, Dua u përball me shumë këngëtare përfshirë dhe Bebe Rexha.

Por 23-vjeçarja arriti që ti mundë dhe la pas Chloe dhe Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price, Bebe Rexhën dhe Jorja Smith.