Shkreli: Të gjithë për Tuzin, shqiptarët duhet të drejtojnë Komunën


Nga Simon Shkreli

Po shihja një sondazh të bërë së fundmi mbi përkrahjen e partive politike në Tuz në prag të zgjedhjeve të 3 marsit. Një sondazh I cili është një thirrje e jashtëzakonëshme që qytetarët me të drejtë vote në Tuz, të shfrytëzojnë të drejten e tyre kushtetuese, dhe të kryejn detyrimin qytetar të dalin në zgjedhje.
Në Tuz Shqiptarët duhet të drejtojnë Komunen! Jo se kandidatët që kanë partitë tjera politike nuk janë Shqiptarë, por fakti se Forumi Shqiptar është organizëm politik I cili përfaqëson projektin 30 vjeçar të Komunës së Tuzit, dhe shkëputjes së saj nga Podgorica.
Nëse diaspora shqiptare mjaftohet me një deklaratë, kjo nuk do thotë asgjë! Momenti është historic, çdo person që ka ende të drejtë vote në Malësi, duhet të vij dhe të jetë present me 3 mars, që të votoj për të ardhmen e vendlindjes së tyre. Një borxh të cilin Malësisë duhet t’ia kthejmë.
Po ashtu në zgjedhje duhet të marrin pjesë çdo qytetarë me të drejtë vote, që ai 61% sipas sondazhit të rrisë numrin e votuesve pro Forumit Shqiptar dhe të çoj deri në fitoren në Këshillin Komunal të Tuzit me një shumicë. Duke I dhënë kështu mundësi këtyre subjekteve politike që kanë projektin më të mirë për të zhvilluar Tuzin, duke I dhënë dinjitet përfaqësimit të Malësorëve. Në Mal të Zi, besoj dhe mendoj që edhe për shumë vite Shqiptarët duhet të përfaqësohen nga Partitë Nacionale, jo se edhe këto parti janë pa mëkate, madje kanë mëkate shumë. Por janë të vetmet që artikulojnë pa ndërpre të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve si popull autokton. Edhe për vetë skenen politike në Mal të Zi Shqiptarët në politikë përmes partive nacionale, janë një pasuri e pa çmumeshme për demokracinë që ky shtet aspiron të arrij, atë evropiane.
Me gjithë atë të gjithë së bashku, gjitha forcat politike në Mal të Zi, edhe ato që fokusin e kanë në Ulqin, apo në Plavë e Guci, duhet që këto ditë të fundit tëë fushatës të përqëndrohen në Tuz. Lideret e tyre, së bashku me intelektualet Shqiptarë në Mal të Zi, së bashku me gjithë njerëzit me ndikim duhet të jenë në Malësi.
Diaspora me të drejtë vote duhet të humbin 3 ditë pune, që të vijnë e të votojnë për Malësinë. Nuk mjaftojnë fjalët dhe valvitja e flamurit kombëtar në Times Square, apo simboli I Shqipojnës I Silvester Stalones, apo mburrja me Dua Lipen.
Duhet veprim konkret, koha nuk prêt, iken dhe fluturon duhen vota maksimale, që Malësia të mos humbet! edhe në qoftë se Forumi ka numrin më të madh të votave, duhet shumica në Këshillin Komunal, sepse ndryshe nuk do ketë Tuzi shumicë asnjëherë. Votoni Forumin Shqiptar me 3 mars 2018 që me 5 mars të mos pendoheni, koha nuk prêt, ne kemi fatin në dorën tonë.
Mos ta humbasim Tuzin e Shqiptareve. Dilni e votoni, ejani e votoni numrin 5.