Vasel Berishaj: Votoni numrin 5, sepse,vetëm ky numër na ruan gjuhën, traditën,kulturën, dinjitetin,varret,shtëpinē e krenarinë

Nga Vasel Berishaj

Të nderuar malësore dhe malēsorë,

Në shoqëritë me traditë politike zgjedhjet përjetohen si svidë,mundësi e ndryshimit,avansimit të formave qeverisëse të cilat kanë dështuar në garniturat qeverisëse paraprake… Pra,vëllezër e motra,fati është në duart tona dhe nuk ka nevojë as për panik,as për ndonjë shqetësim në vlugun e fushatës zgjedhore në Malësi. Nëse për herë të parë në histori na është dhënë rasti tē vendosim vetë për fatin tonë,pse të frikësohemi dhe shqetësohemi? Vota jonë është e vetmja garancë që pushteti komunal në Malësi fitohet,e e qeverisim vetin vetë ,dëshmojmë se jemi të aftë,kemi vullnet,dije politike dhe kuadër të përgatitur për këtë. Malēsia nuk është ajo e ndërmjet dy Luftërave Botërore kur nē gishta të njērës dorë mund të numēroheshin ata që dinin shkrim e lexim. Malësia-edhe përbri shkapërderdhjes që e përjetoi që nga gjysma e viteve ‘70-ta të shekullit tē kaluar ,me procesin e migrimeve në formë tē eksodit,i ka ruajtur kapacitet e veta,meqē motrat e vëllezërit tonë mërgimtarë,si në çdo situatë tjetër,janë këtu ,me ne! A ka objekt me vlerë publike, nismë,aksion,pērkrahje,presion qytetar dhe sensibilizim ndërkombētar për pozitēn tonë,që nuk u angazhuan motrat dhe vëllezërit tonë në mërgatē? A ka familje në Malesi që është përballuar me probleme sociale të eksistencës ,nevojë të përkujdesjes shëndetēsore,arsimim,informim, publikime dhe pritje e gostitje të të gjithë atyre që i mësynë motrat dhe vëllezërit tonë në mërgatë,që nuk u përkrahën dhe u trajnuan ashtu si i ka hije këtij nënqielli? Këto ditë jemi dëshmitarë të gadishmërisë së shfaqur të një numri të konsideruesham të bashkatdhetarëve tonë që të vijnë dhe të na përkrahin në zgjedhjet e 3 marsit. Kjo është dëshmi se as kësaj here nuk do të jemi vetëm. Ata na trimësojnë dhe na dëshmojnë se në këtë truall -nuk jemi as të huaj as jetima.
Vëllezër dhe motra,malësore dhe malësorë, 3 Marsi është datë historike për Malësinë. Ne nuk po pretendojmë të pushtojmë, shkelim, shtyjmë apo të rrezikojmë kundërshtarët politikë. Ne nuk po synojmë që me vota të llira të marrim as Podgoricën as Beranin… Por besoj se secili duhet të pajtohet se – ne, krejt natyrshëm kemi vetëm një objektiv të qartë: PËR HERË TË PARË TË BËHEMI ZOT SHTËPIE NĒ SHTËPINĒ TONË. A ka diçka më të natyrshme, më normale dhe më të pritshme sesa kjo? Si zakon që e pati dhe e ka Malësia, ne edhe për ardhacakët dhe për ata që mendojnë ndryshe,do të jemi tolerantë, bashkëpunues dhe përkrahës të atyre ideve dhe aksioneve që çojnë në të mirë të Malësisë.
Ne nuk mund të marrim pushtetin pa përkrahjen tuaj,andaj duhet të na e jepni rastin dhe ne do të dëshmojmë se ka kaluar koha kur Malësisë i ishte marrë e drejta ta sundojë veten. Ne sot llogarisim në votën tuaj dhe kemi vullnet,
aftësi dhe kapacitet që skeptikëve t’u dëshmojmë se Komuna e Pavarur e Malësisë do të mbijetojë dhe do ta arsyetojë ekzistencën e saj.
Votoni numrin 5, sepse,vetëm ky numër na ruan gjuhën, traditën,kulturën, dinjitetin,varret,shtëpinē e krenarinë!
Duam,mundemi,jemi !
MALËSIA NA BASHKON !