Gjokë Gojçaj: Data 3 mars, datë dhe moment historik në të cilin nuk guxojmë të gabojmë

MALËSORËT PËRBALLË ZGJEDHJEVE TE 3 MARSIT

Qutetare te nderuar te Malesise,
Motra dhe vellezer shqiptarë me te drejte vote,

Edhe une si nje bir i asaj vendlindjeje te lashte e te bukur, kam vendosur qe me daten 3 mars te gjendem ne mesin tuaj. As Une dhe as qindra te tjere malesore qe po vijne ketyre diteve per t’ia kethyer frymen e humbur faktorit politik dhe etnik shqiptar, nuk kemi mundur ti shikojme keto zhvillime te rendesishme historike, nga largesite e gjithe planetit, por jemi ndje te obliguar te gjendemi prane jush, duke u treguar juve njehere se cfare do te thote shprehja “bashkimi ben fuqine”, por edhe per tu percjellur nje mesazh te qarte gjithe atyre faktoreve destruktive qe kane punuar dite e nate qe ne shqiptaret te perçahemi sa me keq gjate tri dekadave te shkuara.
Data 3 mars nuk eshte thjeshte nje date zgjedhjesh, por nje date dhe nje moment historik ne te cilin nuk guxojme te gabojme, nese deshirojme qe edhe me tej te njehemi sikur pjesetare te te nje krahine te njohur dhe te vleresuar edhe formalisht si nderi i kombit shqiptar. Nuk mundet te jete toka me shkrepa e male, fusha e ara…, nderi i kombit, sepse vende te bukura dhe me te bukura ka edhe gjetiu ne tokat tona etnike dhe me gjere. Nderi i kombit eshte vleresim per burrat dhe grate e asaj krahine qe kane nxjerrur vlera te pacmueshme, me te cilat jo vetem se ne shqiptaret njihemi ndermjet veti, por nepermjet tyre na njeh edhe bota.
E , nderi i kujt do te ishte ai malesor i cili sillet si sharllatan ndaj shtepise dhe familjes se vet. Nderi i kujt do te ishte ai malesor i cili me daten 3 mars harron obligimin moral, qytetar e kombetar per te hedhur nje vote per shtepine e vet, per te ardhmen e vet dhe te femijve te tij, per te ardhmen e asaj treve te vuajtur, e cila me shume se 100 vjete figuron ne projektet kryesore te kobshme, te asimilimit, tjetersimit, spastrimit etnik dhe kolonizimit me etni te tjera.
Nuk eshte ne cilesine e njeriut dinjitoz te vazhdoje te jetoje perhere me mashtrimet, rrenat dhe premtimet e zbrazeta te kujtedo qofshin. Malesori i koheve historike eshte flijuar per nderë dhe dinjitet te vet, te familjes dhe te kombit. Malesori modern qe nuk kupton rendesine qe ka, te jesh zot ne shtepine tende, eshte pikesepari nje rrezik i madh per familjen e vet, dhe rrezikon qe shume shpejt trashegimtaret e tij ta gjykojne si nje paraardhes te tyre te deshtuar dhe te gjetur jashte rruges njerezore e kombetare.
Ne te kaluaren shume malesore kane patur shume rreshqitje dhe dalje nga binaret tradicionale. Shpresoj qe kesaj here te jene penduar dhe shpresoj te provojne dicka ndryshe , per te pa cfare do te thote, te shikohesh drejte ne sy nga te tjeret, qofshin edhe armiqe te tu.
Une e di se secili malesor do ta tregonte veten se kush eshte, ne nje moment kur do ta meshtetshin me shpinë per murit. Por sot keso momentesh kaq te pa perde nuk ndodhin, por ndodhin procese e plane te sofistikuara me shume takt e mjeshtri saqe njeriu jovigjilent dhe me shkurtpamesi ekstreme as qe din ti dalloje.
Shqiptaret ne Mal te Zi jane nje popullate e vogel dhe numerikisht ne zbritje. Ata nuk kane kapacitete te mjaftuara per te gjeneruar reforma te medha ne ate republike, ndaj as per te sjellur ne pushtet nje strukture qe do te ishte sinqerisht miqesore ndaj shqiptareve. Por shqiptaret munden te bejne shume ne mjediset e veta ku ata jane shumice. E tille eshte edhe Malesia, ku shqiptaret kane qene gjithmone gjate historise, popullata e vetme, ndonese me vone kjo vlere eshte prishur dhe po prishet gjithnje edhe sot. Tani, ne Malesi nuk mundet te flitet per shqiptaret si te vetmit banore te saj. Ky ndryshim raportesh demografike midis etnive nuk ka pikuar nga qielli, por ka ndodhur gjate ketyre tri dekadave te fundit. Tashpertash ende nuk kemi ndonje ndryshim ne harten etnike neper disa fshatra qe gravitojne larg qendres, sepse atje nuk jane te interesuar te jetojne, tashme as banoret vendas. Por, sikur te ngjallej zonjusha E. Durham dhe ta pershkonte edhe nje here Malesine e Madhe, nuk do tu besonte syve cfare i ka ndodhur kesaj popullate autoktone per te cilen ka shkruar me respektin me te larte. Fale kesaj situate te re, tash e tutje, cdo vote e hedhur ne llogari te faktorit joautokton do te ishte akt vetevrases, ndersa per gjeneratat e ardheshme ka gjasat e medha te konsiderohet edhe akt tradhetie.

Te dashur bashkemalësore, te jesh e te ndjehesh zot ne shtepine tende nuk eshte filozofi greke. Mjafton te kesh gjithnje te gjalle instiktin natyror si cdo gjallese tjeter, per ta dashte e per ta mbrojte hapsiren tende. Gjithkush e ben kërrdine per shtepine dhe oborrin e vet. E vetmja kerrdi mendore qe u takon ta beni me 3 mars, eshte te votoni qe te jetesohen dhe te institucionalizohen ato vlera te cilat te dallojne nga te huajt, ashtu sikurese te huajt qe i dallojne nga ti.
Natyrisht se njeriu si qenje biologjike mundet te jetoje edhe pa gjuhen ametare, pa shkrimet zyrtare shqipe, pa flamurin, pa monementet kulturore, pa kengen dhe muziken shqipe, pa emrat e figurave historike neper rruget e qytetit. Mundet te jetoje nese eshte i ndegjueshem edhe nese ne shtepine e tij eshte zot shtepie nje i huaj. Mundet te jetoje edhe i fyer, i share, i perulur, i ndaluar, i mohuar, i lenë pas dore dhe i neperkembur. Mbajtja e shpirtit bukë don.
Por njeriu dinjitoz me pare pranon vdekjen dhe shlyerjen nga faqja e dheut sesa puthe cilendo trajtim te permendur qe mund t’ia bente nje qellimkeq ose nje armik i tij.
Prandaj te dashur votues, i thirrni ndergjeses tuaj, i thirrni qenjes tuaj dhe me 3 mars dilni e perballuni me veteveten!
Dilni te gjithe per te votuar! Dilni edhe per te pare sa shume malesore nga diaspora kane ardhur per te hedhur bashke me ju themelet e nje epoke te re, e per t’ia kethyer asaj pjese te Malesise se Madhe, dinjitetin e neperkembur nga te huajtë dashakëqi.
Dilni per te votuar per te pare entuziazmin qe mbreteron midis shqiptareve te bashkuar, te cilet tashme kane harruar te kujte pjesetare te partive jane, te ciles fe ata i takojne dhe nga cila pjese e Malesise gravitojne.
Malesine, askush nuk e njeh me mire se bijte dhe bijat e saj.
Malesine askush nuk e don as dashuron me shume se malësorët dhe malesoret e saj. Malesise nuk mundet as askush tjeter per t’i dale zot më mire e me besnikerisht sesa bijte dhe bijat e saj.
Malesine, te gjithe te tjeret joshqiptare munden ta duan e ta ndertojne sikur deri tash edhe me keq, qe jane pikerisht ata ose bijte e tyre qe ia paten hequr statusin e komunes me 1957. Jane ata qe gjate ketyre dekadave te fundit kane krijuar rrethanat qe malesoret te ndjehen te huaj ne shtepine e vet. Jane po te njejtit te cilet fshatrat i kane kethyer ne komuna, atje ku me nuk egziston “rrezik” nga shqiptari, ata te cilet e kane shnderruar qendren e saj, Tuzin ne nje deponi borlloku, ku per rregullin vendosin te fortit, te pasurit, te korruptuarit, ndersa qytetaret e denje e te kulturuar digjen e piqen duke pritur nje dite te re.
Dita e re eshte ajo e dates 4 mars kur Malesoret do te kremtojne fitoren ne shtepinë e vet, te deshiruar e te shumepritur me dekada.
Keto pra te dashur malësorë jane arsyet pse duhet te percaktoheni te rrethoni numrin 5.
Me pune dhe me me fat ne fitore!
Gjokë Gojçaj,
23 shkurt 2019