Në 3 mars shqiptarët duhet të votojnë masivisht për shqiptarët në Malësi !! Eshtë koha që historia të marrë rrjedhën që i takon , është koha që Tuzi dhe e gjithë Malësia ti japin oksigjen, frymë, pasion e dashuri të ardhmes me ngjyrat më të bukura në botë, Kuq e Zi !!
Kjo thirrje duhet të shërbejë jo vetëm për shqiptarët që ndihen e deklarohen si të tillë në Malësi, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që për arsye të ndryshme identifikohen si boshnjakë apo diçka tjetër. Eshtë koha të zgjoheni, të ndjeni thirrjen e të parëve, të historisë, gjakut e rrënjëve tuaja !!
Qëndroni bashkë, bashkohuni, sepse Malësia ka nevojë për të gjithë ju !!
Ky angazhim gjithëshqiptar duhet ti bëjë të kuptojnë partitë e koalicionit se nuk do të pranohet asnjë lëvizje, dalje fjale, tradhëti apo kulisë në dëm të shqiptarëve !! E di që kjo ka ndodhur më parë, por këtë herë Malësia nuk do të falë !!!
Koha për fitore !!! 🇦🇱❤️💪🏽