Këto janë rezultatet preliminare në bazë të 99% të votave të numëruara:
21:56 –
Këto janë rezultatet preliminare:
DPS 2470 vota
SNP 81 vota
Demokratët 236 vota
SD 356 vota
Forumi Shqiptar 3780 vota
Boshnjakët 952 vota
Numri total i votave të numëruara: 7875
21:29 – Deri në këto momente, jozyrtarisht Forumi Shqiptar ka fituar 3547 vota, kundrejt DPS-së me 1642 vota.
21:02 – Sipas diçka më shumë se 60% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është në epërsi kundrejt DPS-së.
20:43 – Jozyrtarisht mësojmë se në rreth 20% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është lista me më së shumti vota.
20:31 – Jozyrtarisht mësojmë se në rreth 10% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është lista me më së shumti vota.
20:05 – Në ora 20:00 janë mbyllë qendrat e votimit në Malësi.
Jozyrtarisht mësojmë se nuk janë evidentuar parregullsi që mund të rrezikojnë procesin e numërimit të votave.
18:30 – Sipas informatave të fundit, deri në ora 18 kanë votuar 61.3% e votusve të regjiastruar.
Vendet e votimit mbyllën në ora 20:00.
16:15 – Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kanë njoftuar se deri në ora 16 kanë votuar 51.3% e votuesve të regjistruar.
Kryetari i KKZ-së Shtjefen Ujkiq ka deklaruar se deri me tani nuk janë shënuar parregullsi dhe se votimi po vazhdon i qetë.
Tridhjetë qendra të votimin janë hapur në ora 7, dhe do të mbyllën në ora 20:00.
Këto janë zgjedhjet e para lokale në Komunën e plotë të Tuzit.
Të drejtë vote në Malësi kanë 11.904 qytetarë. /MALESIA.ORG/