Nga Gjekë Gjonaj
Tre marsi i vitit 2019 do të mbetet i shënuar si një ditëfeste jo vetëm për Malësinë, por edhe për të gjithëshqiptarët. Pse? Për faktin se atë ditë zgjedhësit e kësajtrevë shqiptare, e njohur për historinë e saj të lavdishmetë larë me gjakun e bijave dhe bijëve të saj, me burrërinëe saj, me atdhedashurinë e saj, me nderin e saj, me dinjitetin e saj, me vizionin e saj dhe me shumë vlera tëtjera njerëzore të saj votuan shqip në zgjedhjet lokalepër fitoren në Komunën e Tuzit. Votuan për njerëzit e vet të zemrës, për përfaqësuesit e tyre politik tëbashkuar për herë të parë në jetën parlamentare politkenë Mal të Zi rreth “ Forumit Shqiptar” në përbërje tëtë cilit lidhën “ Besën e Malësorit– Shqiptarit) për fitore Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptaredhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Pas numërimit dhe rinumërimit të votave KomisioniKomunal Zgjedhor konfirmoi fitoren e ForumitShqiptar me sloganin “ Malësia na Bashkon”, i cili nëpërbërjen e re të pushtetit vendor të Tuzit do të ketë 16 këshilltarë, pa të cilët nuk mund të formohet pushteti iardhshëm në këtë komunë.
Fitorja në zgjedhjet lokale në Tuz, erdhi pikërisht nëmars, që për shqiptarët është muaj i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji përshqiptarët rritet edhe më shumë për këto ngjarjehistorike të cilat sollën erën (aromën) e lirisë së tyre kombëtare dhe shtetërore:
1. Më 5 mars 1998, në sulmin tri ditësh të UshtrisëJugosllave dhe forcave policore, u vra komandantilegjendar, Adem Jashari, familja e tij dhe Jasharajt e tjerë në Prekaz të Drenicës ( Kosovë). Sakrifica e tijheroike u bë simbol i pavarësisë së Kosovës.
2.Më 24 mars 1911 filloi Kryengritja e Malësisë sëMadhe, e cila rezultoi me ngritjen e Falmurit Shqiptarnë Deçiq, duke u bërë kështu krahina e parë shqiptare, e cila mbolli rrënjët e lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare.
3. NATO-ja, më 24 mars 1999, nisi “Operacionin e Forcave Aleate” ndaj Jugosllavisë për t’i dhënë fund presionit dhe masakrave ndaj popullit shqiptar, me synimin “serbët jashtë, ndërmjetësuesit brenda, refugjatët të kthehen”.
Atmosfera e festimit të fitores filloi në Tuz dy-tri orëpas mbylljes së kutive të votimit. Shqiptarët e veshurkuqezi gëzimin e tyre e shprehën në formën e vet. Përmes këngës dhe valvitjes së Flamurit Kombëtar – simbolit të shenjtë të tyre. Njohësit e çështjeve politikevlerësojnë se fitorja në Tuz, i ka prekur emocionet e tëgjithë shqiptarëve kudo që janë. Jehona e saj u përjetuapothuaj në të gjitha qytetet shqiptare jashtë shtetit, duke përfshirë këtu edhe diasporën ( mërgatën ) shqiptarenëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Botës.
Kjo fitore e shqiptarëve në Mal të Zi dëshmoi se bashkëpunimi dhe bashkimi sjellë sukses. Si e tillë tërhoqi vëmendjen edhe të Tiranës edhe të Prishtinëszyrtare. Gjithashtu edhe të shumë intelektualëveshqiptarë të nivelit më të lartë shkencor. Ata nëdeklarimet e tyre publike u shprehën me krenari për” një fitore të madhe” të shqiptarëve në këto zgjedhje.
Akademik Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet nëTuz, është shprehur se ky vend duhet të jetë një mësimpër politikanët në Shqipëri dhe Kosovë. “Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e sajedhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësimedhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftojpushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çkaduhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe”, shkroi Qosja ndër të tjera përmes një statusi në llogarinë e tij nëFacebook.
Edhe anëtari i Këshillit Bashkiak në qytetin e Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, me prejardhje nga fshati Reç iUlqinit i cili ditën e zgjedhjeve deri vonë pasmesnate ishte i pranishëm në Tuz u shpreh shumë entuziast se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet ngashqiptarët.
“Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më të plotë se kam pasur se sot. Është një energji. Është njëentuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar është bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tone, dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëmnjë komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qëkemi ”, i tha Gjonaj “ Zërit të Amerikës”.
Së fundmi , por jo për nga rëndësia, fitorja e zgjedhjevelokale në Malësi përcolli mesazhin e qartë të bashkimittë shqiptarëve dhe u vlerësua shpresëdhënëse përshqiptarët në rajon.