Ekspozita fotografike “Colours of Albania” ne Ulqin

Më 28 mars 2019, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi dhe Qendrën e Kulturës  në Ulqin, organizuan ekspozitën fotografike “Colours of Albania”.

Kjo është hera e parë që Ambasada organizon këtë ekspozite fotografike dhe qellimi i saj është promovimi i Shqipërisë, nëpërmjet publikimit të imazheve.

Gjatë fjales përshëdetëse Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi theksoi se “Colours of Albania” është një ekspozitë e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit.

Sipas Kurtezit, fotografitë  janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe një kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, diçka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikerisht ajo çka e bën fotografinë, një formë unike arti.

“Veçantia e kësaj ekspozitë qëndron te deshira për të arritur jo vetëm një audiencë të gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme. Jemi të vetëdijshëm që imazhi i Shqiperisë tonë në botë kërkon përmirësime, por jo për hir të një bojatisjeje sipërfaqësore, por sepse Shqipëria jonë, ka pësuar ndryshime rrënjësore ne 2 dekadat e fundit”, deklaroi Kurtezi.

Albert Camaj