“Art Club” boton monografinë “Kraja” të studiuesit Hajrudin S. Muja

Pas disa librave të cilat trajtojnë tema dhe çështje të ndryshmeqë lidhen drejtpërdrejt apo tërthorazi me shqiptarët, studiuesi i njohur në botën shkencore shqiptare, Hajrudin S. Muja, i cili jeton në SHBA, vjen me një botim të ri kushtuar vendlindjes së tij, Krajës.

Libri është botuar to ditë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Club, me mbështetjen financiare tëShoqatës Kraja Nju-Jork, dhe vjen si një dhuratë e autorit për vendlindjen dhe bashkëvendësit e tij.

Monografia është një studim gjithëpërfshirës dhe ndër studimet më serioze për trevën e Krajës, i cili e trajton atë në aspektin shumëdimensional, duke filluar që nga periudha e antikitetit e deri në ditët e sotme. Ajo që e karakterizon këtë studim faktografik dhe dokumentar është mbështetja në burime të shumta, jo vetëm shqiptare, por edhe malazeze, osmane, angleze etj. Metodologjia e studimit dhe aparati kërkimor që përdor autori, i japin këtij botimi karakter të mirëfilltë shkencor.

Në Hyrje të monografisë, autori sqaron se ai nuk është historian dhe nuk po bën histori. Unë thjesht po seleksionoj dhe popërmbledh shënimet që kam koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura e lexuar ose nga tregimet e të moshuarve për t’i radhitur në një monografi për Krajën. Natyrisht është një përpjekje modeste për të bërë atë që duhet të kishin bërëgjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin koleksionuar më shumë rrëfime nga të moshuarit e tyre, por gjeneratave të ardhshme nuk do t’u mbetet asgjë sepse rrëfimet e pashkruara vdesin bashkë me atë që i ka në mendje.

Monografia është botim voluminoz me lidhje të fortë dhe përbëhet nga rreth 450 faqe të formatit A4.

Redaktor i monografisë është Arian Koçi, kurse redaktor teknik Qazim Muja. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE Cetinë.

Hajrudin S. Muja ka botuar më herët librat: “Një zë nga mërgimi”, “Ulqini dhe Tivari ndërmjet krishtërimit dhe islamit”, “Lufta e Kosovës në shtypin amerikan”, “Në fenë e të parëve”, Kisha e sherrit”, “Një histori e humbur I Evropa dhe Islami”, “Një histori e humbur II Qytetërimi”, “Një histori e humbur III Letërsia” dhe “Një histori e humbur IV Mbretëria e vdekjes”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 135libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.  

Ulqin, më 04. 04. 2019      SHAI “Art Club”