Në Turneun nderkombetar per te rinjt ne futboll Montenegro Cup Budva
2019 , mori pjesë Ekipi nga Malesia Fc America.
Ky klub mori pjes me dy ekipe ne turneun nderokombetar ne Budva,ku pjesmarres ishin mbi 50 ekipe te futbollit, nga Mali I Zi, Kroacia, Serbia, Bosna e Hercegovina, Rusia, Hungaria dhe Çekia. Gjenerata 2010 dhe 2011 e ekipit Fc America per her te par ne ni turne nderkombetar arriti te kualifikohet ne cerek finale duke barazuar me ekipin e Rad Bg 2-2, duke mposhtur ekipin Glasinac nga Rep Serpska 3-0 ndersa ne rrugtimin per medalje ekipi nga Malesia u mposht nga kampioni Kroat Neretva me rez 3-1.
Ndersa gjenerata 2009 e klubit Fc America me trajner Msc Leon Dukaj dhe ndihmes trajner dhe piskolog i ekipit Msc David Juncaj arriti suksesin histroik per vendin ton Malesin vendin e 3 ne kete ngjarje sportive.
Ne fazen e grupeve ekipi Fc America u rendit ne vendin e dyt me 7 pik duke u kualifikuar ne cerek finale. Ne cerek finale Fc America u perball me Fk Rad Beograd ni prej shkollave ma te mira te futbollit ne Serbi ku arriti ta mposht me rezultat 2-1 mbas gjuajtjes se penalltive.
Ne lojen per finale Fc America u mposht me Stari Aerodrom nga Podgorica ne te cilen loj faktori kyc per humbjen ishte lodhja fizike e ekipit.
Per vendin e trete u luajt ndeshja ne mes ekipave Fc America dhe Akademija Ulqin ku klubi nga Malesia Fc America fiton me rezultat 3-1 dhe arriti kupen dhe medalen e merituar gjat keti turneu.
Ndersa ne vendin e par per moshat 2009 u rendit Stari Aerodrom dhe ne te dytin Cervena Zvezda Bg.
Te gjitha rezultatet e ekipit Fc America.
Jadran Bar 0-4 Fc America
Vihor Budva 0-3 Fc America
Mladost Lj 0-0 Fc America
Rad Beograd 1-2 Fc America
Akademija Ulqin 1-3 Fc America
/ Fc America/