Shoqata “Fëmijët e Malit të Zi”, me mbështetje të Komunës së Tuzit, do të organizojnë, “Natën e donacioneve”, e cila do të mbahet në QKI “Malësia” më 07.06.2019, me fillim në ora 20.00.
Qëllimi i grumbllimit të këtyre të hollave është që të ofrohen shërbime të reja falas për fëmijët me aftësi të kufizuara në kuadër të shoqatës “Famijët e Malit të Zi”.
Me këtë rast, fjalën përshëndetesë do ta mbajë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Nga Komuna e Tuzit, i bëjnë thirrje të gjithë afaristëve dhe njerëzve mirëdashës që të vijnë në këtë mbrëmje dhe të mbështesin fëmijët.