Në Kojë do të mbahet logu i festës së Shën Ndout

Ditë më parë në Kojë u vendos truporja e Shën Ndout.
Me këtë rast ditën e festës së Shën Ndout më 13 qershor, mesha shenjtë dhe bekimi i trupores do fillojë në ora 14.00, pastaj do jetë logu i festës me këngë e valle nga: Ilir Shaqiri, Maria Lajçaj, Ermelinda Lajçaj, Ansambli “Shqiponja” etj, të cilët do u argëtojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.
 Donator të trupores janë Kolë dhe Tomë Ivanaj.
Organizator  të këtij aktiviteti është shoqata “Koja” – SHBA.
!