Sot në Kojë, nën organizimin e Shoqatës “Koja”, nga SHBA, me rastin e Ditës së Sh’na Nout, u mbajt logu i kësaj festë.
Fillimisht u celebrua mesha e shënjtë, të cilën e udhehoqi Arrgjipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj dhe u bë bekimi i trupores së Sh’na Nout.
Truporja është donacion i Kolë dhe Tomë Ivanaj, nga ShBA-ja dhe Kanadaja.
Në shenjë falenderimit Argjipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj, ndau mirnjohje për donatoret e trupores, Kolë dhe Tomë Ivanaj. Po ashtu, në shenjë mirnjohjeje, donatarëve nga një fotografi me pamjen e Kishës së Kojës, si dhurate ua dorëzoi mësimdhënsja, Katrinë Lucaj.
Pas meshes dhe inaugurimit të trupores, programi vazhdoi me pjesën artistike, ku të pranishmit i argëtuan këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Ilir Shaqiri, këngëtarja Marija Lajçaj si dhe Ansambli “Shqiponja”.
Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshendeti Nua Ivanaj, pastaj edhe Kryetari i Shoqatës “Koja”, nga SHBA, Marash Nucullaj, Prof.Dr Palokë Camaj, si dhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.
Albert Camaj