Veprimtari nga Malësia e Rozhajës, z. Ali Daci, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Komunës së Pejës, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ali Daci , gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua në luftën për realizimin e të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në Rozhajë, por edhe në të gjitha trevat ku veprojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.
Përveç si arsimues i brezave, në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, Ali Daci, njihet edhe se politikan.
Daci, është një nder themeluesit e subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, LDnëMZ-së, i cili vite me radhë ishte kryetar i Degës në Rozhajë, kurse tani veprimtarinë e vet politike e vazhdon në Lidhjen Demokratike Shqiptare ( LDSH) dhe është nënkryetar i saj.
Daci, po ashtu mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptar në Kosovë, e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. Ibrahim Rugovën. Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. Ishte bashkëpunëtor i RTMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me radhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkroi për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës…
“Shtigjet e përgjakura” është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkautorësi me Rrahman Jasharin edhe librin me titull ” Zemër e madhe një Malësi” (2006).
Ali Daci, në kuadër të manifestimit jubilar “Ora e maleve”, në nëntor të vitit 2018, dekorohet nga Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”.
Me kete rast presidenti Meta shenoi edhe vizitën e parë zyrtare të një presidenti shqiptar në trevën e Rozhajës.
Albert Camaj