SHKA “Rapsha”, ftohet të marrë pjesë në Festivalin “Vellazeria Arbreshe” në komunën Casalvecchio di Puglia

Të nderuar miq të SHKA “Rapsha” ,
Sot në adresën tonë elektronike ka ardhë një ftesë për SHKA “Rapsha” , që na gëzoi shumë dhe na bëri krenar.
Ftesa na erdhi nga vëllezrit tonë Arbëresh , nga komuna e Casalvecchio di Puglia , për të marrë pjesë në festivalin e tyre që organizojnë nga data 19-21 korrik.
Falenderojmë kryetarin e komunës së Casalvecchio di Puglia ; Noe Andreano me të gjithë stafin e tij për ftesën , por një falenderim të veçantë është për njeriun që ndermjetsoi , dhe bëri çmos që edhe Shqiptarët e Malit të Zi të përfaqsohen në këtë festival Arbëresh ; Pirro Qendro.
Ky është rasti që jo vetëm me kulturë , por të fillojë edhe një bashkpunim i mëtejshëm në mes të komunës se Cassalvecchio di Puglia dhe komunës sonë,të Tuzit.

Edhe njëherë dua të falenderoj organizatorët për ftesën , por edhe donatorët nga vendi dhe Diaspora që jam i bindur që edhe kësaj here do të na mundësojnë që të realizojmë kyt projekt kapital për kulturën në Malësi të Madhe.

Të gjithë antarëve të SHKA “Rapsha” ju uroj përzemërsisht suksese në këtë manifestim të madh kulturor.

Lucë Junçaj