Komedia nga Prishtina “Fabrika e kukullave” vjen në Tuz

Të enjten më 27 qershor me fillim ne ora 20:30, në QKI Malësia në Tuz do të shfaqet komedia “Fabrika e kukllave” – nga Euro Ballkan Institute në koproduksion me TQP Dodona.
nga: Mentor Haliti
regjisor: Naser Shatrolli

luajnë:
Butrint Lumi
Rina Krasniqi
Edlir Gashi

kompozitor: Drinor Zymberi
skenografia: Artan Hasani & Agron Blakqori
koreografia: Fatmir Smani
kostumografia: Ar Veselaj
dizajni i dritave: Albert Gashi
asistent i regjisë: Lirim Behluli
bashkëpunëtorë: Arjeta Miftari, Valbona Kida, Mustafë Statovci

Nëpërmes këtij formati teatror – komedi e zezë, eksplorojmë në frymën e teatrit të absurdit, të bëmat e një drejtori dhelpërak – qesharak në të thëna, dramatik në të bëma, i veshur në pantolla shiz, ushqehet me të ngulmet e bilardos, i cili në vulën e hekurt të fabrikës së kukullave e fsheh diktaturën gjersa eksploron rend e ligj sa piskologjik po kaq dhe fizik.
Sjelljet e tij tragjikomike i përngjasojnë një diktat(ure)ori modern që ngjall nostalgji për të djeshmen tonë përkatësisht alarmon për të sotmen servile të njeriut bashkëkohor që është shndërruar në marionetë mashtrimi!
Naser Shatrolli

Drama është fituese e konkursit të dramës shqipe ”Katarina Josipi” të TKK – së