Mbahet në Tuz, mbrëmja artistike “Ngjarja e dekadave”

Më 20 korrik 2019, në QKI “Malësia në Tuz, nën organizimin e Fondacionit “Gjelosh Gjokaj”, në bashkëpunim me QKI “Malësia” dhe në mbështetje të Komunës së Tuzit, u mbajt mbrëmja artistike e quajtuar “Ngjarja e dekadës”.

Fillimisht u mbajt Ekspozita e pikturave dhe grafikave të piktorit me famë botërore, tashmë të ndjerit, Gjelosh Gjokaj.
Ekspozitën e hapi, piktori i njohur, Leonardo Voci, i cili përfundoi praktiken në studion e Gjelosh Gjokajt, në Ausburg të Gjermanisë, në vitin 1993.
Në këtë aktivitet, morën pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Malësia, ndër ta Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, klerikë, përfaqësues të Ambasades së Shqipërisë, por edhe mysafirë nga Shqipëria dhe Diaspora.
Më pas u mbajt Koncerti i divës shqiptare sopranos Inva Mula, nën përcjelljen e maestro Genc Tukiçi në piano, të cilët u mirëpriten me duartrokitje të shumta nga publiku malësor.
Të pranishmit në këtë koncert i përshëndeti Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ndërsa në emër të familjes së piktorit të ndjerë, të pranishmit i përshendeti, Tomë Daku Gjokaj.
Ndërsa moderatore  e aktiviteteve, ishte Dijana Dukaj, gazetare.
Albert Camaj
 
Foto:Vinko Prenkoçaj.