Leon Berishaj, drejtor i Organizatës Turistike të Tuzit

Nga sot fillon me punë Organizata Turistike e Tuzit. Drejtor i OT Tuz është emëruar anëtari dhe intelektuali që vjen nga radhet e LDSH-së, z. Leon Berishaj.

Siç kumtohet nga LDSH, me ketë Malësia fiton edhe një resurs, kurse vizitorët fitojnë lehtësim në paraqitje.

Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, Organizata Turistike e Tuzit, që nga themelimi, i është qasur punës në organizimin e mirëfilltë për tu dëshmuar si institucion i domosdoshëm në kuadër të komunës së Tuzit.

Andaj, njoftojnë të gjithë ata që kanë obligim ligjor të paguajnë taksën e qendrimit, se atë, në të ardhmen, mund ta paguajnë përmes Organizatës Turistike të Tuzit, në nr. e xhirollogarisë: 530-3373205-20.
Ndërkohë, njoftojnë  po ashtu, të gjithë të interesuarit se mund të ndihmojnë OTT, përmes kontributit të anëtarësimit në Organizatën Turistike, në nr. e xhirollogarisë: 530-337320714

Malesia.Org