Ditëve të fundit Administrata e të ardhurave lokale publike e Kryeqytetit Podgorica ka shpërndarë gabimisht disa aktvendime që kanë të bëjnë me pagesë të:
– kompensimit mbi antarësimin në organizatën Turistike,
– kompensimit mbi shfrytëzimin e rrugëve komunale të Komunës së Tuzit.
Këto aktvendime janë shpërndarë subjekteve afariste që veprojnë në Komunën e Tuzit dhe siç mësojmë fjala është për lëshim teknologjik të softverit gjatë llogaritjes dhe punimit të këtyre aktvendimeve nga ana e Administratës së të ardhurave lokale publike të Podgoricës.
Ju lusim që pagesën në bazë të aktvendimeve të lartëpërmendura mos ta bëni në llogarinë e Buxhetit të Kryeqytetit, sepse Administrata e të ardhurave lokale publike e Komunës së Tuzit është duke bërë punimim e këtyre aktvendimeve të cilat shumë shpejtë edhe do t’u dorëzohen të gjitha subjekteve afariste që veprojnë në territorin e Komunës së Tuzit.
Faleminderit në mirëkuptim,
Komuna e Tuzit.