Më 3 gusht 2019, në Koritë, u zhvillua manifestimi tashmë tradicional Logu i bjeshkës – “Miss Bjeshka 2019”, organizuar nga SH.K.A “Besa”, Misioni Françeskan në Tuz dhe QKI “Malësia”.
Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin argëtues.
Ashtu edhe si vitin e kaluar as këtij viti përzgjedhja për bukuroshen e bjeshkës nuk kishte karakter garues vetëm karakter revijal.
Të pranishmit në emër të organizatorëve i përshëndeti Gjokë Dukaj.
Pastaj, programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtari, Arton Nikprelaj dhe këngëtarja Marija Lajçaj.
Albert Camaj