Të dielë bëhet zbulimi i shtatores së heroit tonë Dedë Gjon Luli në Bardhaj-Hot

Të dielë me 25 gusht 2019, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Shtëpisë Muze të Dedë Gjon Lulit, në Bardhaj të Hotit, do të bëhet zbulimi i shtatores së heroit tonë Dedë Gjon Luli, si dhe përurimi i punimeve më të reja në kuadër të projektit për kompletimin e këtij objekti me shumë rëndësi.