Thaçi:Tuzi ka qenë gjithmonë qendër e rëndësishme administrative, kulturore dhe tradicionale për malësorët shqiptarë

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, uroj shqiptarët e Malësisë, Ditën e Komunës.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit.

Shqiptarët e Malësisë sot e festojnë për herë të parë Ditën e Komunës së Tuzit. E uroj kryetarin Nikë Gjeloshaj dhe gjithë tuzjanët në këtë ditë të rëndësishme, e cila u arrit falë përpjekjeve shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi.

Tuzi ka qenë gjithmonë qendër e rëndësishme administrative, kulturore dhe tradicionale për malësorët shqiptarë, por me punën dhe përkushtimin e ri, ai do të bëhet shumë shpejt edhe një qytet modern.

Jam i lumtur që shqiptarët atje po vazhdojnë ta japin kontributin e tyre për bashkëjetesën dhe të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe gjithë rajonit tonë. HTH