3 tërmete shkundin Shqipërinë, 68 të plagosur

Tërmeti i fuqishëm nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të plagosur në total ndërsa 52 rregjistrohen vetëm në qarkun e Tiranës.

Kujtojmë që deri tani në harkun kohor të një ore, kanë rënë 3 tërmete. Më i fuqishmi ishte 7.5 ballë dhe 5.8 shkallës rihter.


Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16.00 të pasdites. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët

Mbi 40 persona rezultojnë të lënduar, dhe kanë marrë ndihmën e parë në spitalin ushtarak të Tiranës. Dëme të përmasave të ndryshme janë rregjistruar në disa zona. Strukturat e emergjencave civile, policisë dhe zjarrfikëseve kanë kaluar menjeherë në gatishmëri.

Kryeministri Edi Rama I cili ndodhet në Frankfurt, në pritje për të udhëtuar drejt Nju Jorkut ku do merrte pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, njoftoi anullimin e udhëtimit dhe kthimin në atdhe.