Gjeloshaj flet për projektet dhe investimet e pushtetit të ri në Tuz, në periudhën gjashtë mujore

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, flet për disa nga vendimet, projektet dhe investimet e pushtetit të ri në Tuz, në periudhën 6 mujore, nga marrja e pushtetit.

Lexoni postimin e plotë të Gjeloshaj.

Të nderuar qytetarë,

Më poshtë mund të lexoni disa nga vendimet, projektet dhe investimet e pushtetit të ri në Tuz, në periudhën gjashtë mujore, nga marrja e pushtetit:

➖Formuam 4 sekretariate;
➖Dy drejtori;
➖Organizatën turistike të Tuzit;
➖Ndërmarrjen për shërbimet komunale;
➖Themeluam zyrën për bashkëpunim me
Diasporën;
➖Policinë komunale;
➖Aprovuam Statutin dhe Buxhetin;
➖Funksionalizuam softuerin për sjelljen e
akt-vendimeve,për pagesa të tatimeve
komunale, të cilat derdhën në buxhetin e
Komunës;
➖Ndërtuam pikëvrojtimin në Rakiq;
➖Riparuam Ublën e Mileshit;
➖Shpërndarja e librave falas për nxënësit fillestar;
➖Dhurimi i nga 200€ për çdo fëmijë të
porsalindur;
➖Hapja e web-faqes zyrtare të Komunës;
➖Ndërtimi i rrugëve anësore të kopshtit të
fëmijëve në Tuz;
➖Fillimi i rindërtimit të parkut në qendër të
Tuzit;
➖Fillimi i ndërtimit të shëtitores nga Vulajt deri në
Hakaj;
➖Përfundimi i projektit dhe së shpejti fillimi i
ndërtimit të rrethrrotullimit në Tuz;
➖Përfundimi i Projektit ideor për stadiumin të KF
Deçiqi dhe përgatitja e tenderit për projektin
kryesor;
➖Përfundimi i Projektit ideor të shëtitores nga QIK
Malësia deri te Gjimnazi “25 Maji”;

Në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi u ndërtua kopshti në Tuz, me vlerë mbi 1 milion e 700 000 euro, si dhe do të realizohën disa projekte kapitale:

➖Bulevardi Podgoricë-Tuz;
➖Rruga Dinoshë- Cem i Trieshit;

Po ashtu, realizuam disa aktiviteteve:

-Shënimi i Ditës ndërkombëtare të fëmijëve;
-Shënimi i Ditës së Komunës;
-Mbjellja e pemëve në disa lokacione të
ndryshme në territorin e Komunës së Tuzit me
rastin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së
mjedisit dhe ditës ekologjike të Malit të Zi.

U morën disa Vendime të rëndësishme:

➖Anëtarësimi i Komunës së Tuzit në
Bashkësinë e Komunave të Malit të Zi;
➖Anëtarësimi i Komunës së Tuzit në Unionin e
Bashkive Shqiptare në Rajon;
➖Miratimi për vendosjen e bustit të
Skënderbeut në oborrin e shkollës fillore në
Triesh…

Që nga zgjedhja e stafit udhëheqës, komunën e kanë vizituar shumë autoritete të rëndësishme shtetërore nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe ambasadorë të shteteve më mike.

Vazhdojmë me punë konkrete!

#forumishqiptar

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës