Komuna e Tuzit në vitin akademik gjegjësisht shkollor 2019/20 do të bursoj 12 studentë të rregullt të studimeve themelore dhe studimeve themelore akademike.
Bursa studentëve do të paguhet në periudhë prej 1 vit shkollor, në shumë prej 50,00€ në muaj dhe do të paguhet për dhjetë muaj.
E drejta për ndarjen e bursës realizohet me paraqitje në konkurs. Në mënyrë që kandidati për ndarjen e bursës të merret në konsiderim, duhet të plotësojnë këto kushte:
🔹-të kenë nënshtetësi Malazeze;
🔹-kanë vendqëndrim në Komunën e Tuzit;
🔹-sipas programit mësimorë të institucionit të shkollimit të lartë në të cilin studiojnë, kanë arritur mesataren së paku 8.5 nga viti paraprak dhe së paku 90% ECTS kredi;
🔹-për herë të parë kanë regjistruar semestrin e vitit studimor;
🔹-nuk kanë përsëritur asnjehërë vitin gjatë studimeve ;
🔹-nuk janë në marrëdhënie pune;
🔹-nuk janë më të vjetër se 25 vjeç.
Në drejtim të dëshmisë së përmbushjeve të këtyre kërkesave, kandidatet me fletëparaqitje janë të detyruar të dorëzojnë edhe dokumentet si në vijim:
🔹Vërtetim mbi vendqëndrimin;
🔹Vërtetim mbi regjistrimin e vitit të studimeve;
🔹Vërtetim mbi provimet e përfunduara nga viti paraprak,
🔹Vërtetim mbi lartësinë e kredive ECTS të arritura,
🔹Vërtetim mbi notën mesatare,
🔹Dëshminë ( deklaratën ) se nuk është në mardhënie pune,
🔹Dëshminë ( deklaratën ) që studenti nuk pranon tjetër bursë.
👉🏻Dita e fundit e afatit për parashtrimin e kërkesës është 29.10. 2019.
Fletëparaqitja me dokumentacionin gjegjës i parashtrohet Komisionit për ndarjen e bursave më së voni deri në afatin e përcaktuar. Fletëparaqitja mund të dorëzohet në arkivin e Komunës së Tuzit ose përmes postës. Të gjitha informatat mund të fitohen përmes telefonit 020/ 875 – 167.
📃Fletëparaqitjet që dorëzohën të paplota dhe pas skadimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohën. Pas skadimit të afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve Komisioni përcakton listën e studentëve të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit. Lista publikohet në web-faqen dhe në tabelën informative të Komunës.
📋Pjesëmarrsit e konkursit kanë të drejtë ankese drejt Komisinoit për ndarjen e bursave në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të