Dreshaj fton Vllazninë e Shkodrës të luajnë ndeshjet në Tuz

Klubi i futbollit Vllaznia e Shkodërs do të jetë e detyruar që së paku ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit të Shqipërisë, ta luaje jashtë Shkodrës, në Pukë ose në Laç, për arsye se në stadiumin e tyre do të zhvillohen punime.

Ndërkaq, presidenti i KF Deçiqi, Pal Dreshaj, është shprehur se Vllaznia i ka dyert e hapura që ti zhvillojë ndeshjet e veta në stadiumin e Deçiqit, shkruan Shkodra Sport.

Lexo shkrimin e publikuar në Shkodra Sport:

Por lajmi me interesant ka mberritur nga vendi fqinj, ose me sakte nga komuna shqiptare e Tuzit ne Mal te Zi.
Ka qene presidenti i ekipit te ketij qyteti, “Deçiq”, pikerisht z. Pal Dreshaj, ai qe duke lexuar lajmin e publikuar ne “Shkodra Sport” mbremjen e sotme per mbylljen e stadiumit “Loro Boriçi” per nje muaj, ka bere nje oferte mjaft interesante.
“Nese FSHF lejon, Vllaznia i ka dyert e hapura te luaj ne Tuz ne fushen e futbollit KF Deciqi”- shkruan ai fillimisht. Kjo ka bere qe shume komente me pas ta pergezojne ate per nje propozim te tille dhe z. Dreshaj ka nderhyre serish ne faqen e “Shkodra Sport” duke bere edhe nje koment tjeter ku shkruan: “Klubi Vllaznia, do te ishte ndere dhe kenaqesi sikur te kishim rastin te jemi nikoqir i Juaj”.

Megjithatë, siç duket Federata Shqiptare e Futbollit nuk lëjon zhvillimin e ndeshjeve të Kampionatit jashtë kufijve administrativ të Republikës së Shqipërisë. /MALESIA.ORG/