David Kalaj, fitues i çmimit për arritje shkencore dhe inovative për vitin 2019

Ministria e Shkencave të Malit të Zi, Sanja Damjanoviq, në bazë të propozimit të Komisionit vlerësues, ka marrë Vendimin për dhënien e çmimeve për arritje shkencore dhe inovative për vitin 2019, ku një ndër fituesit e këtij çmimit është edhe Profesor Doktor David Kalaj.

David Kalaj, është profesor i rregullt në Universitetin e Malit të Zi – Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Podgoricë dhe fiton çmimin për shkencëtarin më të suksesshëm, të moshës mbi 30 vjetë, e që çmimi mban edhe vlerën prej 2,000 eura.

Punimet shkencore të Prof.Dr David Kalaj, janë publikuar në revistat shkencore më prestigjioze, botërore.

Albert Camaj