Për shkak të zhvillimeve që kanë të bëjnë me termetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, anulon pritjen me rastin e Festës Kombëtare, të parashikuar më 28 nëntor 2019.
“Per shkak te zhvillimeve qe kane te bejne me termetin e fuqishem qe preku disa qytete kryesore te Shqiperise, shoqeruar me humbje te medha ne jete njerezish, Ambasada njofton anulimin e pritjes me rastin e Festes Kombetare, parashikuar per daten 28 nentor 2019”, thuhet në komunikatën e Ambasades së Shqipërisë në Mal të Zi.
Malesia.Org