Mesazhe ngushëllimi me rastin e termetit në Shqipëri nga subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe KKSH

Alternativa Shqiptare 

“Ndihemi të shqetësuar për situatën e krijuar në Shqipëri, si shkak i tërmeteve të njëpasnjëshme.
Qytetarët e Komunës së Tuzit dhe të gjithë shqiptarët në Mal të Zi solidarizohemi dhe lutemi për viktimat, familjet e tyre dhe për të lënduarit nga kjo tragjedi e rëndë”- Nik Gjeloshaj, Kryetar i ASH-së dhe Komunës së Tuzit.

#MetyShqiperi🙏🙏🇦🇱🇦🇱


Lidhja Demokratike Shqiptare 

Lidhja Demokratike Shqiptare, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjet në njerëz, që pësoi Shqipëria, në mëngjesin e 26 nëntorit.
Me ketë rast, telegrame ngushëllimi i dërgojmë Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryekuvendarit Gramoz Ruçi, kryebashkiakëve të komunave të dëmtuara, ambasadorit të Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, e mbi të gjitha, ngushëllime familjeve të viktimave.
Në këto momente të vështira ne jemi me ju. Ju jeni në mendjet dhe në lutjet tona! Ne jemi mirë vetëm kur është mirë Shqipëria!
————————————————————-

Partia Demokratike në Mal të Zi

Ngushëllime drejtuar :
Presidentit të Republikës së Shqipërisë , z. Ilir Meta
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

Duket sikur numri i viktimave është duke u rritur. Është një tragjedi që tronditi thellë familjet e viktimave të tërmetit.Të gjithë i kemi dyert e hapura për të pastrehurit , dhe jemi të bashkuar t’i ndihmojmë ‘vëllezërit e motrat’ tona.
Në emrin tim dhe në emrin e Partisë Demokratike – shqiptarëve në Mal të Zi , shprehim ngushllimet tona të përzemërta . Në këtë rast fatkeqsie, lutemi për shërim sa më të shpejtë , e dhimbje sa më të lehtë ,të gjithë viktimave.
Gjithmonë pranë jush
Fatmir Gjeka
Kryetari i Partisë Demokratike – në Mal të Zi


Genci Nimanbegu

Me rastin e termetit që goditi Shqipërinë, Ambasadorit Kurtëzi i nisa këtë mesazhë ngushëllimi:

“I nderuari Ambasador
I nderuari Ridi,
Me shqetësim të thellë po përcjellim lajmin për tërmetin e madh në Shqipëri dhe demet e shumta në Durrës, Tiranë, Thumanë, Kurbin si dhe zonat tjera përreth. Fuqia e tërmetit, që edhe te ne në Mal të Zi u ndie, i drejtoi mendimet tona drejt miqve dhe bashkëkombësve tanë që jetojnë në shtetin amë.
Më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vdekurve, si dhe të shpreh solidaritet me të gjithë të lënduarit dhe shpresë për ata që kërkojnë të afërmit e tyre.
Ju lutem përcillni familjeve dhe institucioneve të Shqipërisë, gatishmërinë tonë për ndihmë
institucionale, por edhe gatishmërinë e të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, që të ju mbështesin dhe jenë pran jush, në këto çaste të vështira nga fatkeqësia natyrore që po përjetoni.”

Këto mesazh e dorzova personalisht ne vizitën që bëra sot në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.
Gjithashtu përcjella informatën përgadishmërin e spitalit të Tivarit që to dal në ndihmë kolegëve nga Tirana Durrësi dhe Shkodra – informatën që ma përcjelli Dr Tomanoviq, drejtori i spitalit në Tivar.

#Solidaritet


Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

I nderuar z. Meta,

Ndajmë dhimbjen me Ju me rastin e katastrofës që solli termeti shkatërrues, i cili goditi Shqipërinë.

Përvoja të ngjashme kemi pasur edhe ne dhe e dijmë shumë mirë çfarë do të thotë të prekesh nga e papritura, të ngelesh pa strehim, dhe mbi të gjitha, të ngelesh pa anëtarët e tu të familjes, sepse, tek e fundit, dëmet materiale janë të riparueshme, por jetët e njerëzve janë të pakthyeshme.

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për secilën viktimë të kësaj fatkeqësie natyrore. Përcjellim ngushëllimet tona drejtuar familjarëve të të ndjerëve dhe drejtuar secilit qytetar shqiptar, ju qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira. Urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe shpesojmë për një rimëkëmbje të shpejtë të vendit.

Shqiptarët në Mal të Zi janë të gatshëm për t’ju ardhur në ndihmë në çfarëdo forme qoftë ajo.

Shpresojmë që tragjeditë si kjo të ngelen një e harruar e trishtë, e papërsëritur.

Me respektin më besnik,

Kryetari

Faik Nika