E plotësuar: Në QKI Malësia në Tuz, në aksionin e zhvilluar sot u bashkuan 4000 euro dhe 1020 dollar. Nga këto, nxënësit e Shkollës Fillore në Dinoshë dorëzuan 450 euro të cilat ata i kishin grumbulluar parmës organizimit të tyre.
Këtij aksionit përpos qytetarëve të shumtë, ju pergjigjen edhe udheheqësia e komunës së Tuzit, përfaqësues të institucioneve fetare dhe përfaqesues diplomatik.
Të pranishëmve vu drejtuan nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, nënkryetari i KKSH-së, Smail Çunmulaj, kryetari i SHKA “Koha”, Sulejman Beqaj, nën moderimin e Fikret Lulanaj.
Gjatë kësaj mbrëmje në vënd të koncertit me këngë dhe valle u bë transmetimi i filmit historik “Nëntori i dytë” .
Mjetet e grumbulluara në ambientet e QKI “Malësia”, do tu dedikohen të prekurve nga termeti.
Këtij aksionit përpos qytetarëve të shumtë, ju pergjigjen edhe udheheqësia e komunës së Tuzit, përfaqësues të institucioneve fetare dhe përfaqesues diplomatik.