Diaspora – Michigan: Grumbullim ndihmash për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuniteti shqiptar në shtetin amerikan Michigan, ka filluar një aksion të grumbullimi të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Lexo njoftimin për detaje:

Nga data 29 Nëntor 2019 duke filluar në ora 8 am, anëtarët e komunitetit Shqipëtaro-Amerikan do pranonjë rroba, batanija, ushqime të konservuara, ilaçe (sete për ndihmë të shpejtë etj) si dhe pajisje higjenike (leter higjenike, furca dhëmbësh etj) me lokacion pran Kishes së Shën Palit ne adresen:
525 Auburn Road Rochester Hills, MI 48307

Qellimi i gjithë kësaj është të ju vim në ndihmë vëllezerve dhe motrave në Shqipëri të prekur nga termeti.

Në vënd do të jete i vendosur një kontenjer ku do jenë prezent edhe vullnetarët për të prenuar donacionet nga ora 8 am deri ne mesnatë ç’do ditë deri të dielen me 1 Dhetor. Sipas mundësive të gjitha donacionet të vëndosen nepër kuti të hapura në mënyrë që të lehtësojme pranimin dhe kategorizimin e tyre.

Qellimi është ta mbushim gjatë fundjavës dhe ta kemi gati per derges drejt Durresit gjatë javës së ardhshme.
Per informacione shtesë mos hezitoni të kontaktoni Agron Martini në 586-703-7557, Nikollë Gojçaj në 810-542-4466 ose Simon Sinishtaj në 586-839-0142.

Kësaj kauze ju bashkangjit edhe Don Fred Kalaj, Alba Shipping, LLC te cilet bejne trasportin e kontenjerit drejt Shqipëris pa perfitime dhe Amazing Trucking & logistics me pronar Gjaneto Harusha te cilet do kryejn transportin tokësor falas.

#LutuPërShqipëri