Gjonaj letër Milo Djukanovicit: Policia malazeze po i diskriminon shqiptarët

Pas gjobave për përdorimet e simboleve kombëtare Anëtari i Këshillit të Qytetit të New Yorkut, shqiptari nga Mali i Zi, Mark Gjonaj, i ka dërguar letër presidentit malazez, Milo Djukanovic ku ka shprehur shqetësimin për aksionet e policisë malazeze drejtuar popullatës shqiptare nga Mali i Zi. Kjo për arsye të diskriminimit dhe ngacmimit të popullatës shqiptare për përdorimin individual të simboleve kombëtare siç është flamuri shqiptar, raportin 21Media.

Gjonaj përmend edhe rastin e fundit të arrestimit të Irfan Domnorit, gjobitjes së tij me 300 euro, dhe ndalesës për të hyrë në Malin e Zi për 30 ditë. Gjonaj kërkon nga presidenti malazez që ai dhe parlamenti malazez të nisin një hetim dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër individëve apo departamenteve përgjegjëse. Ai në letër shkroi se veprimet e policisë malazeze po dëmtojnë marrëdhëniet mes Qeverisë malazeze dhe qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi, por edhe në Shqipëri.

Gjonaj deklaroi se në 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët anëembanë botës, përfshirë edhe në Malin e Zi, do të valëvisin me krenari flamujt e tyre kuq e zi.