Kurtezi pret grupin inicues nga Plava dhe Gucia për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga termeti

Në vijim të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pasojave tragjike që ai pati në jetë njerezish dhe dëme materiale në Republikën e Shqipërisë, pata kenaqesinë e vecantë të prisja në Ambasadë një grup inicues nga Plava dhe Gucia, të cilëve në emrin tim dhe të autoriteteve shqiptare, i kam shprehur falenderimet e vecanta për mesazhet ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, përmes mbledhjes së ndihmave financiare në këto treva.

Respekt dhe mirënjohje për organizatorët e këtij aktiviteti:
Z. Ali Kukaj
Z. Shaban Prelvukaj
Z. Asdren Celaj
Znjsh. Fjolla Balidemaj
Z. Dardan Qosja
Z. Uran Gjonbalaj

Le të shërbejë kjo iniciativë e shqiptarëve në Plavë për të vazhduar përpjekjet tona për të ndihmuar familjet në nevojë nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe të tregojmë se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri.