Përfaqësuesi i Qeverisë së Malit të Zi, përmes Drejtorisë për Pronë, të mërkurën në ankandin e mbajtur në ndërtesën e Komunës së Ulqinit ishte i vetmi ofertues për blerjen e pesë parcelave kadastrale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7.902 metër katror të cilat gjenden në Pyllin e Pishave,raporton Portali Ul-info.
Ai për blerjen e kësaj patundshmëri ka ofru 3,552 milion euro, që ishte çmimi fillestar.
Kryetari i Komisionit Pjetër Lulgjuraj tha se oferta është pranuar dhe se në dy, tre ditët e ardhshme do të nënshkruhet kontrata për shitjen.
Në Komunën e Ulqinit presin që pas realizimit të këtij transaksioni, gjegjësisht për dhjetë ditë do të dalin nga bllokada e xhiro llogarisë, e cila zgjatë nga mesi i korrikut.