
Memorialin e zbuluan pasardhësit e viktimave të kësaj masakre, kurse kurorë lulesh vendosen, në emer të dy pushtetëve lokale të Malësisë Madhe dhe të Tuzit, Tonin Marinaj dhe Nikollë Camaj.
Në pjesën e dytë të 100 vjetorit të Masakres së Hotit, të pranishmit i përshëndeten, Kryeplaku i katunit, Kanto Shabah, Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, përfaqësusesi i komunës së Tuzit, Nikollë Camaj, në emer të familjarëve prokurori Gjon Junçaj, historiani Gjok Luli si dhe njëri ndër ideatorët e këtij aktiviteti Mr.Lukë Junçaj.
Një recital kushtuar Masakres së Hotit, e prezantuan SHKA “Rapsha” dhe një grup të rinjësh nga Hoti-pjesa në Shqipëri.
Për të ftuarit organizatori shtroi një drekë solemne.
Malesia.Org
