Sot Rozhaja foli shqip, Vallëtarët me hapat e tyre sikur shkundën borën mbi majat e pishave të malësisë , zëri i tyre kumbues foli me shqipet e maleve , sikur nga varret u zgjuan luajtë që ndër shekuj i dolën zot atdheut.
Feim Leka(koreograf) një mustaqezi në qiellin e hapur kërcente , bashk me Besnik Grajçevcin( koreograf i njohur) një burrë mjekërrzi që me qëndrimin e tij artistik sikur fliste me burrat e dheut që ditën ta tmertonin armikun shekullor, me hapat e tij duke luajtur valle fluturonin lartë krenar në tokën ku dikur flitej vetëm shqip .
Drejtori i Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve z.Shefqet Gjoci bashk me drejtorin Artistik dhe bukuroshet vallëtare profesionaliste ia shtuan vlerën këtij Manifestimi më i madhi në gjitha trojet shqiptare me qëllim nderimi viktimave të luftës të vitit 1999 që ranë në bjeshkët e Rozhajës.
Sot përfundoj dita e parë e Manifestimit për të vazhduar nesër më 7 dhjetor me pjesën poetike ku do të marrin pjesë poet e përsonalitete nga e gjithë niveli kombëtar.
7 dhjetori 2019, dita e dytë e Manifestimit Tradicional “Ora e Maleve”,
Edicioni i XI-të i tij, po vazhdon me poet dhe përsonalitete të krijuesve gjithëkombëtar në Hotel “Aldi”.
Programi i veprimtarive mjaft i pasur; Përurimi i veprës “Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana” i diplomatit, prof. dr. Shaban Murati (flet dr. Çerçiz Loloçi). Ora letrare e “Orës së Maleve 2019” – poetët recitojnë poezitë e tyre të cilët nderohen me mirënjohje , Olimbi Velaj , Elinda Dibra , Rreze Samiu, Zize Pepshi , Azgan Haklaj etj.
Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve”u mbajt nën kujdesin e kryeorganizatorit, poetit, publicistit, studiuesit, mësuesit dhe , veprimtarit të njohur z. Ali Daci i Rrozhajës së Alpeve Shqiptare.
Vlerë e shtuar e këtij manifestimi ishin dy bukuroshet moderatoret profesionaliste , Altiana Zogaj dhe Senada Pepiq dhe Zogaj të cilat ia dhanë kuptimin e këndshëm eventit.
Manifestimin e përkrahen në aspektin organizativ , Klubi Letrar” Podguri” nga Istogu dhe si gjithmonë RTV Fontana poashtu nga Istogu në krye me Drejtorin ekzekutiv të këtij televizioni z.Zeqir Mehmetaj .
E gjithë merita i takon Drejtorit Ekzekutiv të Manifestimit ” Ora e Maleve” z.Ali Daci i cili vazhdon të jep kontribut të jashtzakonshëm duke ruajtë gjuhën shqipe .
Istogu dhe Rozhaja gjithmonë bashkë deri në realizimin e synimeve tona me moton: “Ta ruajmë alfabetin shqip çdo kund ku ka shqiptarë”
Nga Nuradin Imeraj
Sekretar Ekzekutiv i Klubit Letrar” Podguri” në Istog.