Më poshtë mund të shikoni propozimin fitues:
1. Stema që përdoret nga të gjithë në komunën e Tuzit(qytetarët, OJQ, kompanit, etj)
2. Stemën që e përdorin organet e komunës së Tuzit dhe
3. Stemën e kryetarit të komunës dhe kryetarit të kuvendit.
Verzioni fitues i dërgohet Qeverisë në pëlqim.
Stemën fituese e kanë punuar, Luan Gjokaj dhe Kristina Gjokaj dizajner !
Ndërkaq, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, permes një postimit në rrjetin personal facebook, vlerësoi që Stema e përzgjedhur është varianti më i mirë i propozuar, për faktin se simbolizon disa veçori të rëndësishme që Malësinë e karakterizojnë në shumë aspekte.
Sipas Gjeloshaj, këtu ndër të tjera është pasqyruar mali historik i Deçiqit, lumi Cem, dielli Ilir, malet përmbi fushën e komunës, lashtësia e emrit Tuz nga viti 1222, si dhe gjethet e hardhisë, që simbolizojnë vreshtat e shumta në komunën e Tuzit.
“Unë me këtë rast dua të përgëzoj komisionin që ka bërë një punë të mirë, e posaçërisht dua të falenderoj autorët e Stemës fituese, të rinjët nga Malësia, Luan dhe Kristina Gjokaj, dizajnerët me përmsa evropiane, të shkolluar në Firenca, me përvojë në Millano dhe Gjeneva, ku edhe momentalisht jetojnë dhe punojnë. Duhet vlerësuar gjestin e tyre si kontribut të rëndësishëm për vendlindjen”, deklaroi Gjeloshaj.
Malesia.Org