Ushqime të skaduara nga Serbia – Bllokohen 4 mijë ton marmelatë në kufirin e Hanit të Hotit

Sipas njoftimit të publikuar nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmelatë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, raporton MekuliPress.

Sipas këtij njoftimit produkti në fjalë në momentin e hyrjes në Shqipëri,  ishte në prag të skadencës të afatit të përdorimit dhe për këtë arsye nuk plotësonte kërkesat ligjore për konsum human.

Sipas MekuliPress, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk u lejua hyrja e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës, bën me dije AKU.

Malesia.Org