Tuz, mbahet Edicioni i parë i Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon

Tuz-Malësi – Nën organizimin e Komunes së Tuzit, në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, sot, me datën 8 mars, u mbajt Edicioni i Parë i Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon.

Aktiviteti filloi në qendër të Tuzit, me hapjen e panairit të artizanateve, me mbi 40 pjesëmarrës nga komuna të ndryshme.

Fjalë përshendetese mbajten kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Në këtë manifestim po marrin pjesë të gjitha SHKA-të nga Malësia.

Ndërkohë, manifestimi ka vazhduar me panel diskutimi në Kuvendin e Komunës së Tuzit, me moton “Gratë e suksesshme të rajonit”.

Malesia.Org