Kufijt e komunës Tuzit, në pjesën e Kuçit, Koritës dhe Mataguzhit i besohen arbitrimit

Këshilli organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së komunës së Tuzit, ka propozuar mënyren e përcaktimit të kufirit midis Podgoricës dhe Tuzit, dhe ky dokument u është dërguar parlamenteve vendore.

Sipas propozimit të tyre kufijtë e Tuzit do të përcjellin linjat katastrale të komunave, me disa përjashtime, si Koritë, Kuç, Rakiq dhe Mataguzh, të cilat do të jenë lënd e arbitrimit, ndërsa kur është në pyetje pasuria Deponia, i mbetet në shfrytëzim Kryeqytetit, si dhe ublat në Dinoshë dhe Vuksanlekaj.

Ndarja teritoriale e kufijëve midis Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit i besohet arbitrimit në pjesen e Koritës si dhe zonave veriore të Koritës, si Orahova, Trieshi i sipërm, si edhe Rakiqi dhe varrezat në Mataguzh.

Siç shkruan gazeta “Dan”, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, beson se janë afer marrëveshjes me Podgoricën. Sipas tij, e në bazë të komunikimit  me kryebashkiakun e Podgoricës, Ivan Vukoviq, janë afer marrëveshjes perfundimtare. “Kemi kërkuar shtyrjen e seances së Komisionit, e cila ka qenë e caktuar për sot, deri në fund të javës, pasiqe mendoj se jemi afer që të dërgojmë mesazh të bukur, se jemi marrë vesh për shumicen e çështjeve”, theksoi Gjeloshaj.

Ndërsa drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, deklaroi se gjithçka do të jetë më mirë nëse Kryeqyteti e pranon se Tuzi është komunë e pavarur. Ai thotë se nga tregu, me vite janë vjelë të ardhurat nga Podgorica, kurse investimi është baraz me zero cent.

“Ne do të nënshkruajmë kontratat e reja me shfrytëzuesit, e siç edhe kemi paralajmeruar për tre muajt e parë, e ndoshta edhe më shumë, do t’ua zbresim qiranë. Mos të shpresoj Podgorica së te gjithë këta qiramarrës do të kalojnë në Tregun e bagëtive, ku janë duke punuar tezgat e reja. Ne do t’u ofrojmë kushte të shkëlqyeshme dhe në kohën më të afert do te investojmë në përmirësimin e kushteve. Vitin e kaluar, si duket, pushteti i mëparshëm, heshtazi ka pranuar që ta mbyllin tregun, duke e kaluar atë në Podgoricë”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org