32 persona të infektuar me Koronavirus nga Malësia, të gjithë në gjendje stabile shëndetësore

Numri i personave të prekur me Koronavirus në territorin e Komunës së Tuzit ka shkuar në 32 raste.

Të gjithë personat e prekur janë në gjendje stabile shëndetësore.

Tre persona janë në mjekim spitalor, ndërsa të tjerët në mjekim shtëpiak.

Respektimi i masave të izolimit po dëshmon se është hap i domosdoshëm, pasi që nga dita e parë kur u konfirmuan 15 rastet e para, ekzistonte frika se numri mund të shumëfishohet brenda pak ditëve.

Komuna e Tuzit me Shtabin emergjent dhe me ndihmën e vullnetarëve, sipas planit vazhdojnë me shpërdarjen e bukës dhe produkteve ushqimore dhe higjienike në çdo familje në territorin e Komunës së Tuzit. /MALESIA.ORG/