Gjokaj: Askush si dora e vet

Të nderuar vëllezër dhe motra, malësorë dhe shqipëtarë, e ju banorë të tjerë të komunës sonë, lajmi rrufe që tronditi Malësinë me mbërritjen e sëmundjes Covid19, na vuri në sprovë të ekzistencës njrëzore, në këtë trevë të pastër, me të gjitha virtytet që e karakterizojnë një popull trim, fisnik, atëdhedashës dhe bujar. Si gjithë herë kokat e urta nuk u shtangën, ullëheqësit e Komunës në krye me kryetarin, z. Nikë Gjeloshaj, morën hapat e duhur për t’u përballur me këtë armik të padukshëm, të panjohur deri më sot.

Duke e ditur se Malësia është një grusht i vogël nga popullsia, e njëkohësisht edhe shumë e lidhur mes veti, detyrimisht u desht që të izolohet tërësisht, seicili brenda për brenda shtëpisë së vet, gjë që sot, mbas 8 ditësh, po dëshmon se ishte veprim me vend dhe më se i domosdoshëm.
Por jeta duhet vazhduar edhe në izolim, e për të vazhduar jeta, në këto rrethana, duhen edhe sakrifica.
Prandaj, vullnetarë dhe veprimtarë të shumëtë iu përgjigjen ftesës së parisë së vendit, për t’i sherbyer banorëve te ngujuar, duke vënë veten dhe shëndetin e tyre në pikëpyetje, sepse dashuria ndaj Malësisë është më e madhe se edhe vetë jeta.
Të gjitha veprimet, të cilat janë marrë deri më sot tregojnë se lufta kundër këtij armiku po shkon drej një fitoreje të madhe, për Malësinë dhe jo vetëm.
E di se nga një numër shumë i vogël kemi edhe kritika, për të cilat tani nuk kemi kohë.
Malësorë të nderuar, ta keni para sysh se sot nuk jemi në darsëm, as në ahengje, por jemi në një krizë globale, që ka gjunjëzuar të gjithë botën mbarë, prandaj durim, durim dhe vetëm durim. Nuk ka njeri që nuk po ndihmohet, e as që nuk do të përkrahet, edhe në të ardhmen, nga organet kopetente te Malësisë dhe nga vullnetarët.
Pra, askush nuk mund ta kryej punën më mirë se dora jote. E di se ka shumë e shumë organizata, individë, donatorë dhe të tjerë që duhen falenderuar për kontributin e tyre, por unë dua të veçoj organet kopetente të Komunës sonë, televizionin e vetëm shqiptar TV Boin, të cilët po japin kontributin maksimal të mundshëm, diasporën tonë të shenjtë dhe të shtrenjtë, bashkë me shoqatat e tyre, prijësit fetarë, dhe donatorët e tjerë tëshumtë.
Falenderim i veçantë u takon ju o populli i Malësisë, që po mbani qetësinë dhe po zbatoni urdhërat, apo më mirë të them sygjerimet, nga organet gjegjëse.
Sygjerimet të cilat janë për të mirën tuaj dhe për ekzistencën tonë të përbashkët.
Rroft Malësia, rroft kombi shpiëtar, rroft i gjithë njerëzimi!
#qëndronështëpi
Pashko Gjokaj
Këshilltar i LDSH
#Forumit shqiptar