Në 21 – vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovar në Mal të Zi
Pse heshtë drejtësia malazeze për vrasjen e refugjatëve kosovar?!
21 refugjat të pafajshme ranë nën breshërit e plumbave të forcave militare e paramilitre serbo- malazeze.
Sot, më 18 prilli 2020 u mbushën plot njëzet e një vite nga dita e vrasjes së refugjatëve kosovar në Husaj të Rozhajë. Edhe pas dymbëdhjetë viteve të pavarësisë së Republikës së Kosovës, asnjë kyeminister e as ministër i drejtësisë deri më tani nuk ka kërkuar nga qeveria e Malit të Zi që të zbardhet rasti i vrasjes së refugjatëve nga Kosova në teritorin e Malit të Zi në pranveren e vitit 1999. Shteti i Kosovës duhet të jetë këmbëngules në këtkimin e drejtëdisë për qytetarët e vet. Zyrtarë kosovarë duhet të kërkojnë nga shteti i Malit të Zi zbardhjen e këti krimi dhe vendosjen e drejtësisë, krim ky i cili është në kundërshtim më çdo ligj lufte dhe konvente për të drejtat e refugjatëve. Familjaret e të vrarëve presin nga ministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu të marrin hapa konkret dhe këtë çeshtje ta paraqesin si prioritet në marrëdhënjet ndershterore mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kanë kaluar njëzet e një vite të plota nga vrasja e refugjatëve shqiptar nga Kosova në teritorin e Mali të Zi nga forcat militare e paramilitare serbo- malazeze. Gjatë petiudhës kohore mars – qershor e deri në tërheqjen e plotë forcave ushtarake serbo- malazeze nga Malësia e Rozhajës u vranë dy fëmijë, dy gra të moshuara, pleq por edhe të rinjë që e çojë numrin të vrarëve e të masakruarve e të karbonizuarve në 21 persona dhe janë plagosur rënd dhjetra civil të tjerë refugjatë por edhe banor të fshatit Husaj , shtetas të Malit të Zi. Nga ajo kohë rezulton ende i zhdukur trupi i pajetë i Sadik Ramçajt nga Vrella e Istogut. Jo vetem ky i zhdukur, por dyshohet se nga turturat në burgjet e improvizuara të ushtrise serbo – malazeze në Andrijevicë janë likuiduar dhe zhdukur persona të tjerë që kurr nuk u hulumtua e as u zbulua ky krimi i organizuar nga forcat paramilitare e militare serbo- malazeze.
Që 16 vite , por edhe me nderprerje, në bashkëpunim me Komiteti Malazias të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut, më 18 maj të vitit 2005 ngriti një Kallëzim penal për krimet e bëra mbi civilët kosovar të nënshkruar nga avokati i mirënjohur Velia Muriq, kryetar i këtij asociacioni dhe përfaqësuesi i KMLDNJ në Pejë avokati Zenel Mekaj. Këtë Kallëzim Penal avokatet në fjalë ia dorëzuan edhe Tribunalit të Hagës, gjegjësisht hulumtuesit të këssj gjykate nderkombëtare Z. Roel Versonnen në Beograd. Nderkaq me 30 korrik 2008 Prokuroria Supreme Shtetërore e Malit të Zi ngriti një Aktakuz me propozim për caktimin e paraburgimit të 8 pjesëtarëve të Batalionit të I të Brigadës së III të motorizuar të Korpusit të Podgoricës të armatës së II të Ushtrisë Jugosllave. Nga kjo datë kanë vazhduar dëgjimet e dëshmitarëve në Gjykatat thelelore në Rozhajë, Bjell Pole dhe në Gjykatën e Lartë në Podgoricë si dhe në Gjykatën e Apelit në Podgoricë. Të gjitha faktet dhe dëshmit jo vetem të shqiptarëve por edhe të zyrtarëve shtetetor të Malit të Zi janë hedhur poshtë nga organët e “drejtëdisë” në Malin e Zi.
Heshtja e krimit dhe lirimi i të akuzuarve nga aktpadia është edhe një akt qyqar i drejtësisë malazeze e që është i papranueshem dhe lag drejtësisë dhe respektimit të të drejtave njeriut. Të akuzuarit pas tri vitesh sa u mbajten nën hetime u liruan nga Gjykata e Apelit në Podgoricë në mungesë ” ptovash”dhe u shpallën ” të pafajshëm” në dhjetor të vitit 2014 siç u tha në vendim të kësaj gjykate. Gjykata e Apelit në Podgoricë i liroj nga aktpadia dhe i shpalli të pafajshëm e të lirë të dyshuarit për krime në Husaj, Bukel i Sipëerm, Fushë e Gilit, Besnik e gjithë andej teritorit të komunës së Rozhajës ku u kryen këto krime . Apsurde të tilla të padrejtësisë malazeze nuk duhet të befasojnë opinjonin, pasiqe ata kurr nuk kanë denuar krimin dhe kriminelet që nga Masakra e Tivarit ku i vranë dhe masakruan mbi 4800 regrut shqiptarë të Kosovës. Avokati Velia Muriq në vitin 2015 përseriti Kallëzimin Penal dhe kërkoj nga Prokuroria Supreme malazeze që të zbardhet rasti dhe të bëhen hetimet e duhura për ndalimin e përsonave të involvuar në ketë krim, të burgosen kminelet, urdhërdhënësit e këtij krimi. Po ashtu avokati në fjale ju ka nis një letër të instacave më të larta të shteti të Malit të Zi duke kërkuar hetimin e menjehershem dhe të vazhdueshëm të krimit dhe arrestimin e të dyshuarve.
Edhe njëqind herë duhet të apelohet në instancat me të larta të drejtësisë botërore që ketë proces ta marrin në dorë si Gjykata ndërkombëtare , Gjykatat speciale pasiqë shteti i Malit të Zi e fsheh krimin aq të dëshmuar dhe nëse nuk do të merren masa serioze më siguri drejtësia malazeze do t’i shpërblej të dyshuarit për krimet e luftës gjatë vitit 1999 të shkaktuara në Malësinë e Rozhajës. Nderkaq banoret e Msaësisë së Rozhajës dhe jo vetëm këta por edhe komuna vet në bashkëpunim me familjarët e të vrarëve e komunën e Pejës dha atë të Istogut duhet që sa më parë të ngrisin në Rozhajë apo në Husaj një lapidar kushtuar këtyre martirëve të kombit.
Ali Daci
18 prill 2020
Rozhajë
( Labinot Kastrati i vrar në Husaj, më 18 prill 1999)