Komunës së Tuzit i heqen masat dhe ndalesat speciale të cilat i kishin deri më tani, kështu që nga data e hyrjes në fuqi të urdhrave të miratuar sot nga KKN, rregullat zbatohen për qytetarët e Tuzit, njëjtë si për qytetarët e të gjitha komunave të tjera në Mal të Zi. Gjithashtu , qytetarët e Tuzit mund të dalin edhe jashtë kufijve të komunës së Tuzit.
Nga zbutja e masave qytetarët mund të lëvizin deri në ora 23, secilēn ditë, ndërsa shitoret ushqimore do të vijojnë punën nga ora 7 e mengjesi deri në ora 22 të mbrëmjes.
KKN ka dhënë pëlqimin për lehtësimin e disa masave kundër përhapjes së #COVID19:
1. Prej tani, ndalohet qarkullimi prej orës 23:00 deri në orën 05:00 për të gjitha ditët;
2. Lejohen aktivitetet INDIVIDUALE, fizike, rekreative në të gjitha sipërfaqet;
3. Ndërpriten masat e veçanta për #Tuzin. Tuzi i nënshtrohet masave si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi.
Këshilli Kordinues Nacional tërheqë vërejtjen e qytetarëve, se rreziku nuk ka kaluar dhe se është e nevojshme që plotësisht t’u përmbahemi të gjitha masave të cilat janë në fuqi.
Malesia.Org