Në ambiente të mbyllura e domosdoshme maska, apo ruba

Qytetarët e Malit të Zi, nga data 4 maj, në ambiente të mbyllura publike, do të jenë të obliguar të mbajnë maskën, apo rubën, me të cilat do të mbulojnë hundën dhe gojën, kumtuan nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ata theksuan se gjithmonë dhe gjithku mbulohen goja dhe hunda.

“Gjithherë që gjendemi në ambiente të mbyllura publike, në shitore, banka, posta, sallone kozmetike dhe qethtore”, thuhet në kumtesë.

Malesia.Org